Shifra marramendëse e veshjes së Melania Trump! Kritikët e krahasojnë me Michael Jackson
Me fillimin e mandatit të dytë presidencial të Donald Trump, fillon edhe një epokë tjetër e stilit të veshjes së Melania Trump. Sipas zakonit të vjetër, Melania Trump shkaktoi tronditje të modës në nivel botëror me stilin e saj.
Në ceremoninë e bashkëshortit të saj veshja e saj klasike dhe mjaft moderne u bë kryefjalë e mediave të huaja. Nga kapela mbresëlënëse e Melania deri te pardesyja e modës.
Por sa ka kushtuar kjo veshje?
Një kapele e ngjashme nga koleksioni i Javits është parë në shitje për më shumë se 300 £ (370 dollarë).
Një pallto e ngjashme nga linja e vetë Adam Lippes shitet për më shumë se 3,700 dollarë, duke lënë të kuptohet se pjesa e personalizuar e Melania mund të ketë një vlerë edhe më të lartë.
Megjithatë, jo të gjithë ishin adhurues të performancës së Melania, me disa që e konsideruan veshjen shumë të ngjashme me atë të Mbretin e Popit, Michael Jackson.