Shi dhe vranësira gjatë gjithë ditës/ Njihuni me parashikimin e motit për këtë të martë


Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një sistemi frontal shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira të dendura për pjesën më të madhe të 24-orëshit si dhe intervale tepër afatshkurtra me diell. Vranësirat deri në orët e pasdites do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët.Prej orëve të pasdites reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të territorit.

Në orët e vona të mbrëmjes përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindje – juglindje relativisht intensive me shpejtësi mesatare 3-9 m/s, përgjatë vijës bregdetare e lugina era bëhet tepër intensive dhe shpejtësi 14-20m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 4-6 ballë.

Temperaturat parashikohen: