Shfrytëzonte 36-vjeçaren si punonjëse s*ksi, arrestohet tutori! I riu i dënuar edhe më parë për prostituimin e saj në Shqipëri dhe në Greqi
Policia e Beratit ka finalizuar operacionin “Precedenti”, duke arrestuar një 32-vjeçar dhe një 36-vjeçare, të dy të akuzuar për shfrytëzim dhe ushtrim prostitucioni. Shtetasi A. K., 32 vjeç, banues në Berat, akuzohet për shfrytëzimin e një gruaje për prostitucion në qytetet Berat dhe Lushnjë.
Shtetasja A. H., 36 vjeç, banuese në Memaliaj, Tepelenë, po ashtu u arrestua për ushtrim prostitucioni. Ky arrestim vjen pas një hetimi disa-javor me metoda proaktive nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit.
32-vjeçari ka rezultuar i dënuar më parë për shfrytëzimin e të njëjtës shtetase për prostitucion në Shqipëri dhe në Greqi. Ai akuzohet për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prostitucioni”, ndërsa materiali i procedurës është kaluar për veprime të mëtejshme nga Prokuroria e Beratit.