Shfrytëzonin një të mitur për prostitucion, arrestohen dy gra në Vlorë
Pas dy muajsh hetime me metoda proaktive, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë finalizoi me sukses operacionin e koduar “Silent Watch”.
Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, çoi në arrestimin e dy shtetaseve:
• S. O., 42 vjeçe, banuese në Sarandë;
• L. D., 39 vjeçe, banuese në Sarandë.
Hetimet zbuluan se të arrestuarat dyshohen për shfrytëzim për prostitucion të një 16-vjeçareje. Gjatë kontrolleve në dy lokale të marra me qira nga këto shtetase, të vendosura në lagjet nr. 3 dhe nr. 4 të Sarandës, u gjetën prova materiale, përfshirë një shumë parash të dyshuar si e përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore.