Shfrytëzoi të miturën për prostitucion në Tiranë/ Kush është mjeku që furnizonte me armë grupin kriminal

Dervish Hasi 42 vjeç, me profesion kardio-kirurg në Senatorium, është arrestuar ditën e sotme pasi ka shfrytëzuar për një periudhë 2-vjeçare një të mitur për prostitucion.

Ndërkaq raportohet se emri i tij nuk është i panjohur pë policinë.

Mjeku Hasa ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.

Nga hetimet e kryera, emri i tij doli nga Enver Jamaku, i penduar i drejtësisë, si i përfshirë në trafikun e armëve. Jamaku deklaronte se kishte çuar armë e municione në banesën e mjekut, ku i përfshirë ishte edhe vetë djali i Hasit.

Gjithashtu në kohën kur ai punonte në një spital privat në janar 2019 iu hodh në erë makina të cilën e kishte të parkuar në rrugën “Belul Hatibi”.

Sakaq në 2021 ai rezultoi të jetë pjesë e grupit të mjekëve që organizuan operacionin e parë në zemër në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” si qendër e dytë e kardiokirurgjisë të spitaleve publike.