Sherri tek ”Lollipop” në Palasë, reagon policia: Një i dëmtuar, po punojmë për identifikimin e personave…
Policia e Vlorës, ka dalë më një njoftim zyrtarë, lidhur me sherrin masiv, ku dyshohet se janë përdorur edhe armët, në lokalin e natës ‘’Lollipop’’ në Palasë.
Në këtë njoftim zyrtarë policia pranon se një person ka mbetur i dëmtuar gjatë kohës që po largohej me vrap si pasojë e panikut që është krijuar brenda ‘’Lollipop’’.
Konflikti ka ndodhur sipas policisë në orën 02:45 minuta, në një kohë ku muzika lejohet deri në orën 00:00.
Në fund policia thotë se po punon për identifikimin e personave që janë të përfshirë në këtë sherr.
Njoftimi i policisë:
-Në lidhje me një video të publikuar dhe në rrjetet sociale, për një konflikt të ndodhur në një lokal në Palasë, ju informojmë se shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi janë njoftuar menjëherë për këtë rast, më datë 19.07.2025, rreth orës 02:45. Nga verifikimet paraprake, nuk janë konstatuar persona të dëmtuar si pasojë e këtij konflikti, por është dëmtuar lehtë, gjatë kohës që po largohej nga ambientet e lokalit, shtetasi A. V., i cili nuk rezulton të ketë qenë i përfshirë në konflikt. Vijon puna për identifikimin e personave të përfshirë në këtë konflikt dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.