Sherri në mitingun e Berishës në Elbasan/ Nis hetimi për 36-vjeçarin që goditi me grusht djalin e Luçiano Boçit
Policia e Elbasanit ka nisur hetimin për 36- vjeçarin Ervin Totolaku, pasi gjatë një mitingu të PD në Elbasan ka goditur me grusht djalin e kandidatit për deputet Luçiano Boçi njëherazi edhe nënkryetar i PD. Uniformat blu bëjnë me dije se për 36- vjeçarin, banues në Elbasan, rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Ervin Totolaku, 36 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”, pasi më datë 07.05.2025, në lagjen “Emin Matraxhiu”, dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin Parid Boçi, për motive të dobëta‘, njoftoi policia.
Përleshja ndodhi gjatë takimit elektoral të Berishës përpara stadiumit Elbasan Arena.