Sherri në Lundër! 19-vjeçari i dhunuar djali i ish-deputetit, Mhill Fufi

Policia e Tiranës ka dhënë informacion lidhur me një sherr të raportur mes disa personave në Lundër.

Sipas policisë, përplasja ka ndodhur mes disa personave në afërsi të një kompleksi në Farkë. Për pasojë ka mbetur i plagosur një 19-vjeçar i identifikuar si Kristi Fufi, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

19-vjeçari rezulton të jetë djali i ish-deputetit, Mhill Fufi. Ky i fundit përfaqësoi Lezhën nën siglën e Partisë Demokratike, teksa u betua më 3 tetor 2014 pas dorëheqjes se Vasil Bicajt.

Mhill Fufi nuk është një emër misterioz.

Ai, i cili tashmë është drejtor i patentave në Laç, u bë i njohur gjatë zgjedhjeve të 23 qershorit 2013 në Lezhë, pasi u përplas me armë me një militant të LSI-së, Gjon Gjonin.

Gjatë përplasjes me armë, Gjoni mbeti i vdekur, ndërsa vetë Fufi dhe një kushëri i tij u plagos.

Nën zë u fol se Bicajt i kishte bërë presion pikërisht Fufi, që të jepte dorëheqjen, për t’u bërë ai deputet.