Sherri në KZAZ-n e Kasharit/ Reagon Celibashi: Kërkohet revokimi i akreditimit të çdo vëzhguesi

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka reaguar menjëherë pas sherrit të ndodhur në qëndrën e numërimit të Yrshekut, ku një vëzhgues i kandidatit të PS-së Ornaldo Rakipi ka dhunuar kreun e KZAZ, Remzi Mehmeti.

Celibashi ka marrë menjëherë masa, ku përmes një shkrese ka dhënë urdhër për përjashtimin e çdo vëzhguesi të pranishëm në Kashar.

Sipas vendimit të Celibashit thuhet që kërkohet revokimi i akreditimit të çdo vëzhguesi.