Sherri mes dy vajzave pas përplasjes së makinave bëhet shkak për një konflikt mes dy të rinjve/ Plagoset Fatjon Dauti

Një debat mes 2 vajzave të cilat gërvishtën mjetet e tyre u bë shkak për një konflikt mes 2 të rinjve njëri prej të cilëve mbeti i plagosur dhe tjetri është shpallur në kërkim pasi në vendin e ngjarjes policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë.

Shkak i konfliktit ka qenë fërkimi i dy automjeteve, ku për pasojë drejtuesi i njërit prej tyre përfundoi në spital. Bëhet fjalë pë shtetasin Fatjon Dauti i cili është konfliktuar me të afërmin e drejtueses së mjetit, Marjo Barami. Në vendngjarje ndodhen forcat policore, ku kanë gjetur një armë zjarri.

Më datë 22.08.2024, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh, janë konfliktuar me sende të forta mes dy shtetasve. Gjatë konfliktit është dëmtuar me sende të forta njëri prej tyre, i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.