14-vjeçari me iniciale M.C. ka ndërruar jetë pas plagëve të shumta në bark dhe goditjes në zemër.
14-vjeçari humbi jetën në sallën e operacionit në spital. Ai u godit me thikë pas një sherri me një tjetër adoleshent të moshës 15-vjeçare pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme. M. C. u godit në zemër dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës. Ndërkohë L. M. 14 vjeç ka plagë në gjoks dhe ndodhet në gjëndje stabël në spital.
Një adoleshent i tretë ka mbetur i plagosur në ngjarjen e rëndë, i cili ndodhet në një spital privat në Tiranë, i plagosur në krahun e majtë. Ky i fundit dyshohet se është autori i ngjarjes. Sherri ka nisur për motive banale, fillimisht në rrjetet sociale. Adoleshentët janë nxënës në shkollën “Fan Noli” si dhe të një shkolle tjetër në Sauk.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.