Sherri me thika i të miturve në Maliq / Merret në hetim 14-vjeçarin, autori i plagosjes

Dy të mitur janë konfliktuar ditën e djeshme nëMaliq, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë. Ndërsa policia bën me dije se është marrë në hetim penalisht 14-vjeçari, autor i plagosjes.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sheqeras, ku një 14-vjeçar ka dëmtuar me thikë një 15-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital.

 Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në fshatin Sheqeras, Maliq, ngeli i dëmtuar me mjet prerës (thikë) një 15-vjeçar, jashtë rrezikut për jetën, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 14-vjeçar, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. –thuhet në njoftimin e policisë.