Sherri me grushte në Astir/ Arrestohet 39-vjeçari, dhunoi ish-bashkëshorten dhe …

Lidhur me sherrin e mbrëmjes së djeshme në zonën e Astirit, policia ka arrestuar shtetasin me ineciale E.Xh., 39 vjeç, dhe ka shpallur në kërkim kurshëririn e tij G.L., 30 vjeç.

Sipas policisë 39-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj ish bashkëshortes së tij si dhe së bashku me kurshëririn e tij kanë dhunuar fizikisht bashkëjetuesin e saj dhe vëllain e këtij të fundit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. Xh., 39 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin G. L., 30 vjeç(kushuriri i 39-vjeçarit) pasi ndaj tyre ka kallëzuar shtetasja B. Xh(ish-bashkëshortja e shtetasit E. Xh), se 39-vjeçari mbrëmjen e djeshme në Astir ka ushtruar dhunë ndaj saj si dhe sëbashku me kushuririn e tij kanë goditur me grushte bashkëjetuesin e saj dhe vëllain e bashkëjetuesit shtetasit, F. P dhe E. P. Në vijim të veprimeve për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. P dhe E. P, pasi gjatë konfliktit mbrëmjen e sotme kanë goditur me grushta shtetasin E. Xh.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.