Sherri i vajzave degradon në plagosje me thikë, motrat i shkojnë tek shtëpia, e reja i sulmon

Sherr me thikë është shënuar sërish në Tiranë.

Këtë herë kanë qënë dy motra protagoniste dhe një tjetër femër, të cilat në rrugën e Kavajës janë plagosur me njëra-tjetrën me mjet prerës. E gjitha ka nisur pas një përplasje mes vajzave në Vorë. Dy motrat, të identifikuara si Xhemile dhe Esma Verlaku shkuan për të bërë denoncimin në Komisariatin e Policisë, por ndryshuan mendje, për të shkuar dhe përplasur me Kasandra Canin.

Edhe njëherë janë përplasur fizikisht, derisa në një moment Kasandra Cani ka qëlluar me thikë motrat dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Por edhe pse u largua nga vendi i ngjarjes, Cani e njohur për postimet provokuese në rrjetet sociale, u vendos në pranga nga uniformat blu pasi akuzohet për “plagosje të rëndë me dashje”.

Ndërsa dy motrat Vërlaku, po procedohen në gjendje të lirë, por sërish mbi to rëndojnë veprat penale: dëmtime me dashje dhe dhunim i banesës. Mësohet se njëra prej tyre ka pasur një thikë dhe ka qëlluar Canin, ndërsa motra tjetër është futur për t’i ndarë. Por po ashtu, edhe Cani ka marrë një thikë dhe ka qëlluar njërën prej vajzave, e cila aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shkaku i përplasjes mes vajzave që ishin shoqe me njëra-tjetrën, por nuk përjashtohet mundësia që arsyet e sherrit kanë qenë banale, të shtyra edhe nga fakti që të treja ishin nën efektin e alkoolit. Tashmë, pritet që të merret dëshmia e autores së plagosjes, e cila do të zbardhë më shumë detaje.