Sherr për modelin? Shqiptari godet berberin indian me gërshërë në qafë në mes të Romës

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në lagjen Centocelle të Romës, ku një 29-vjeçar shqiptar ka plagosur rëndë një berber indian, pas një debati të që nisi për një modeli flokësh.

Incidenti ndodhi në rrugën “Filippo Parlatore”, brenda një berberhaneje ku shqiptari, me precedentë penalë, u konfliktua me punonjësin indian 24-vjeç.

Debati verbal shpejt degjeneroi në dhunë, kur shqiptari rrëmbeu një palë gërshërë dhe e goditi berberin në qafë. Viktima u dërgua me urgjencë në spitalin “Umberto I”, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Pas sulmit, autori u largua në këmbë. Karabinierët ndërhynë menjëherë dhe, falë kamerave të sigurisë si dhe dëshmive të klientëve të pranishëm, arritën ta identifikojnë dhe të vënë në ndjekje. Ai u kap të nesërmen në mëngjes, duke u fshehur në një park të zonës Tor Sapienza.

Hetimet zbuluan se 29-vjeçari ishte në kërkim për shkelje të arrestit shtëpiak, një masë e vendosur më herët për vepra penale si trafik droge, falsifikim dokumentesh dhe rezistencë ndaj policisë.