Sherr në Tiranë/ Dy persona plagosen dhe përfundojnë në spital pas një konflikti me thikë dhe sende të forta
Një sherr për motive të dobëta ka përfunduar me dy të plagosur në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë, mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 21:05. Sipas Policisë, konflikti ka ndodhur midis shtetasve B.D., 69 vjeç, dhe B.M., 45 vjeç.
Gjatë konfliktit, 69-vjeçari B.D. ka plagosur me sende të forta 45-vjeçarin B.M., ndërsa ky i fundit e ka goditur B.D.-në me një mjet prerës. Të dy të lënduarit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë përplasje të dhunshme.