Një incident i pazakontë ka ndodhur në ambientet e Spitalit Rajonal Dibër, ku një debat verbal mes drejtoreshës së spitalit dhe përgjegjësit të financave ka degjeneruar në dhunë fizike.
Sipas Policisë, shtetasi Sh.U., 37 vjeç, me detyrë përgjegjës finance, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Dibër, ku ka kallëzuar se është goditur në fytyrë me një send të fortë nga drejtoresha e spitalit, shtetasja Irini Shehu, 44 vjeçe.
Pas kryerjes së hetimeve, policia ka nisur procedimin penal ndaj drejtoreshës për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për vijimin e procedurave ligjore. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë në vijim.