Sherr në Kuvend/ Berisha shpall grevën! Deputetët e tij krijojnë kaos, bllokojnë foltoren me karrige! PS përplaset me Rithemelimin

Sali Berisha, i akuzuar për korrupsion për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani, shpall grevën.
“Jemi në grevë. Largohuni’ tha ai në orën 09:53 minuta.

Nuk pritet të jetë një seancë e qetë as kjo e sotmja e cila zyrtarisht planifikohet të nisë në orën 10:00.

Deputetët e Berishës janë të vendosur për të mos lejuar zhvillimin e një seance normale. Opozita me akuzën se maxhoranca po kërkon të asgjësojë opozitën kanë marrë karriget e deputetëve dhe i kanë vendosur përmbys të gjitha në foltore për ta bllokuar me qëllim që të mos lejohet asnjë deputet të flasë.