Sherr në Ksamil/ Dy vajzat nga Austria dhunojnë të riun shqiptar, ndërhyn policia

Një konflikt mes disa personave është regjistruar paraditen e sotme në plazhin “Tre Ishujt” në Ksamil.

Mësohet se në sherr janë përfshirë një shtetas shqiptar dhe dy turiste austriake.
36-vjeçari Ledio Halka është konfliktuar me dy shtetaset austriake, Yagmur Ucal, 30 vjeç, dhe Mercan Ucal, 23 vjeç. Sipas policisë, turistet kanë goditur Halkën, ndërsa këto të fundit pretendojnë se janë ngacmuar fillimisht nga ai.

Shërbimet policore të zonës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar të tre personat e përfshirë për veprime të mëtejshme procedurale ndërsa po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të palëve të përfshira.