Sherr në familje! Burri, i biri dhe gruaja dhunojnë nënën dhe motrat e 50-vjeçarit, arrestohen në flagrancë çifti në Pogradec, djali…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec ku një 50-vjeçar, në bashkëpunim me bashkëshorten 49-vjeçare dhe djalin e tyre 27 vjeç, kanë ushtruar dhunë fizike për motive të dobëta ndaj nënës dhe motrave të tij.
Policia e Pogradecit arrestoi në flagrancë çiftin, ndërsa ndaj të riut 27-vjeçar nisi procedimi penal në gjendje të lirë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec:
-arrestuan në flagrancë shtetasit I. B., 50 vjeç dhe E. B., 49 vjeçe (bashkëshortë) dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për djalin e tyre, shtetasin Xh. B., 27 vjeç, banues në fshatin Çërravë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrave të 50-vjeçarit”, informoi sot policia.
Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.