Sherr me thikë në Delvinë/ Plagoset rëndë një person, arrestohet 55-vjeçari (Emrat)
Një konflikt i çastit ka agravuar në përdorimin e thikës mbrëmjen e djeshme, për pasojë një 38-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur në Delvinë gjatë orëve të natës pranë një lokali, ku Panajot Imeri është goditur me thikë në brinjë dhe krahë. Ai është transportuar drejt spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë dhe vazhdon të jetë i shtruar, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq policia ka identifikuar dhe vënë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes. Sipas uniformave blu ai është shtetasi Festim Abdi, 55 vjeç i njohur si “Feçi”, ish-biznesmen i lokaleve të natës në Sarandë, person me precedentë të mëparshëm penalë.