Sherr me thika në Tiranë, plagosen 2 të rinj/ Policia në ndjekje të autorit
Një sherr me thika ka ndodhur në Tiranë këtë mbrëmje. Ngjarja është regjistruar pak minuta më parë në Bulevardin e Kasharit, në Unazën e Re. Tre të rinjtë kanë qënë duke pirë në një lokal në zonën e Astirit pasi ishin shokë me njëri tjetrin. Nën efektin e alkoolit ka nisur sherri mes tyre. Autori i identifikuar si Mandi Qori është qëlluar me shpullë nga 18-vjeçari Eri Driza. Më pas është larguar drejt banesës ku ka marrë një thikë. Pasi është kthyer në lokalin ku ka qënë duke pirë e ka qëlluar të riun 8 herë me thikë, fatmirësisht jashtë rrezikut. I plagosuri tjerët ka marrë një plagë në parakrah, pasi ka tentuar që t’i ndante.
Policia ka bërë reagimin e parë për ngjarjen duke sqaruar se 2 të rinj kanë mbetur të plagosur me mjet prerës. E. D., 18 vjeç, dhe E. M., rreth 20 vjeç dyshohet se janë goditur me thikë. Të plagosurit janë dërguar në spital, ndërkohë që gjendja shëndetësore ende nuk dihet. Autori ka arritur të largohet pas ngjarjes duke humbur gjurmët.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.09.2024, rreth orës 22:50, përballë një pastiçerie në bulevardin e Kasharit, në Unazë të Re, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë plagosur dyshohet me mjete prerëse shtetasit E. D., 18 vjeç, dhe E. M., rreth 20 vjeç.
Dy të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.