Sherr me thika në Tiranë/ 24-vjeçari me plagë në trup, paraqitet në Spitalin e Traumës
- 22 July, 2025
Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, për pasojë një 24-vjeçar i plagosur me mjet prerës është paraqitur në Spitalin e Traumës pak pas mesnatës.
Burimë bëjnë me dije se shtetasi Arben Ujka ka plagë në gjoks dhe kofshë.
Sipas mjekëve, plagët janë të shkaktuara nga një mjet prerës.
I riu nuk ka pranuar që të tregojë autorin apo shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë.
Tags:
Spitali i Traumës
Regjistrohu në buletinin tonë informativ