Sherr me thika në një gjimnaz në Fushë Krujë, 17-vjeçari sillet me urgjencë drejt Traumës

Një konflikt mes adoleshentëve në gjimnazin “Shote Galica” në Fushëkrujë, ka përfunduar me një të plagosur.

17 vjecari K.D. është  goditur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij dhe po transportohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Sa i përket gjendjes së tij, raportohet se 17-vjeçari kishte plagë të thella dhe  shumë hemoragji. Autori është arrestuar nga policia, teksa dyshohet të ketë përdorur mjet prerës thikë.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet qe kanë çuar adoleshentët drejt konfliktit.