Sherr me thika në Durrës/ Ndërron jetë i dëmtuari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës ku pas një konflikti të çastit shtetasi Ilir Koçilja , ka plagosur me mjet prerës në trup, shtetasin Halil Koka 31 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen. Viktima ka ndërruar jetë rrugës për në spital, pasi nuk ka përballuar plagët e marra.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.02.2023, në orën 12:32, në lagjen Nr.3, Durrës, Ilir Koçilja banues ne Durres, ka plagosur me mjet prerës në trup, shtetasi Halil Koka, banues ne Durres, i cili ka nderruar jete rruges në spital Durrës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.