Sherr me thika mes të miturve në Maliq, plagoset një 15-vjeçar
Një sherr me thika mes dy të miturve është regjistruar në Maliq. Sipas policisë një 14-vjeçar ka plagosur me me mjet prerës (thikë) një 15-vjeçar, i cili është dërguar në spital për të marrë mjekim dhe ndodhet jashtë rezikut për jetën.
Policia thotë se grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Rreth orës 13:40, në fshatin Sheqeras, Maliq, një 14-vjeçar ka dëmtuar me mjet prerës thikë një 15-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.