Sherr me thika mes dy personave në Tropojë, plagoset 23-vjeçari

Një sherr me mjet prerës (thikë) është regjistruar në Tropojë, ku gjatë një konflikti mes të rinjve për motive të dobëta ka mbetur i plagosur 23-vjeçari me ineciale A.B., i cili në orët e para të mëngjesit është paraqitur në spitalin e Tropojës, me dëmtime që dyshohet se janë shkaktuar nga goditja me thikë.

Aktualisht ai po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe vijon puna për kapjen e tij.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi A. B. është plagosur me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta, nga shtetasi O. L., 18 vjeç, banues në Bajram Curri.