Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Kamëz, vihen në pranga 5 persona

Policia e Kamzës ka vënë në pranga pesë persona në Valias pas një konflikti mes dy familjeve, i cili dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta. Sipas njoftimit të policisë, janë arrestuar babai dhe dy djemtë e njërës familje, si dhe babë e bir nga familja tjetër.

Të arrestuarit janë:

• S. K., 57 vjeç

• J. K., 28 vjeç

• J. K., 35 vjeç (babai me dy djemtë)

• G. D., 54 vjeç

• R. D., 30 vjeç (babë e bir)

Një pjesë tjetër e përfshirë në konflikt, gratë e familjeve, janë proceduar penalisht për veprat e tyre. Policia ka bërë të ditur gjithashtu se janë proceduar në gjendje të lirë edhe disa shtetas që u përfshinë në sherr, duke përfshirë V. K., 55 vjeç, R. A., 24 vjeç dhe L. D., 53 vjeç.

Konflikti dyshohet të ketë ndodhur me sende të forta, dhe hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e plotë të ngjarjes.