Sherr me sende të forta mes disa personave, tre prej tyre përfundojnë në spital, dy të tjerë shoqërohen në polici

Tre persona janë plagosur me sende të forta si pasojë e një sherri në ndodhur në rrugën “Thoma Koxhaj” në Tiranë.

Policia sqaron se të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa dy të tjerë janë shoqëruar në komisariat.

“Më datë 04.12.2024, rreth orës 16:50, në rrugën “Thoma Koxhaj”, janë konfliktuar dyshohet me sende të forta, shtetasit Sh. H., dhe K. H., me shtetasit F. C., G. Z., dhe S. Z.