Sherr me “hunj”, të shtëna me armë dhe një makinë në ndjekje! Çfarë ndodhi sot në Kamëz…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Kamzës, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri dhe përdorim hunjsh gjatë një konflikti mes dy drejtuesve automjetesh.

Sipas informacioneve paraprake, në sallën operative të policisë së Tiranës ka mbërritur një telefonatë që ka njoftuar për përplasje mes dy personave, ku ka pasur edhe të shtëna me armë.

Dyshohet se për shkak tensioneve të ndodhura në rrugen OSBE, është dëgjuar dhe një e shtënë me armë, ndërkohë raportohet se janë përdorur edhe hunj gjatë përplasjes.

Si pasojë e këtij konflikti, Redi Vata rreth 38 vjeç, është dëmtuar me sende të forta dhe është transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, është sekuestruar një gëzhojë, ndërkohë që policia ka rrethuar një automjet të cilit i është dëmtuar xhami i parë.

Po punohet për të përcaktuar nëse dëmtimi është shkaktuar nga plumbi apo nga sende të tjera.

Përveç kësaj, autoritetet janë në kërkim të një makine të dytë, një tip ML ngjyrë të bardhë, e cila dyshohet të jetë përfshirë në ngjarjen e raportuar.

Dy persona janë identifikuar si autorë të mundshëm dhe po punohet për kapjen e tyre, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.