Sherr me burrin në shtëpi, 43-vjeçarja hidhet nga ballkoni! Policia arreston bashkëshortin

Pas një sherri me partnerin e saj një 43-vjeçare është hedhur nga ballkoni i banesës së saj në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet, ku Xh. N., 43 vjeçe, është konfliktuar verbalisht për motive të dobëta me bashkëshortin L. N., 52 vjeç.

Ajo është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.