Sherr masiv në Greqi/ Shqiptari 19-vjeçar përfundon në spital i plagosur me kaçavidë

Një sherr i dhunshëm mes disa personash ka ndodhur mesditën e së premtes (24 janar) në Metamorfosi të Greqisë, në rrugën Pefkon. Si pasojë e konfliktit, tre persona kanë mbetur të plagosur, ndër ta një 19-vjeçar shqiptar, i cili është dërguar në spital me plagë të shkaktuara nga një kaçavidë.

Deri më tani, motivet që çuan në përplasjen fizike nuk janë bërë të ditura. Mediat greke raportojnë se autoritetet kanë arrestuar shtatë persona, përfshirë katër të rritur dhe tre të mitur.

Policia greke po vazhdon hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.