Sherr dhe të shtëna me armë zjarri në Fier, polici plagos me armën e shërbimit një person

Të shtëna me armë zjarri në qendër të qytetit të Fierit. Raportohet për një të plagosur. Një konflikt i ndodhur mes një polici të patrullës së policisë me një person ka agravuar në përdorimin e armës. Gjatë sherrit polici ka plagosur qytetarin me armën e shërbimit.