Shërbesa e Liturgjisë Hyjnore para trupit të Kryepeshkopit Janullatos në Mitropolinë e Athinës, të pranishëm Mitsotakis dhe Beleri

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, kryetari i PASOK-ut, Nikos Androulakis, eurodeputeti Fredi Beleri dhe politikanë tjerë të Greqisë morën pjesë në shërbesën e Liturgjisë Hyjnore para trupit të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta paraditen e djeshme.

Liturgjinë Hyjnore kryesohet nga nënkryetari i Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti i Nafpaktos dhe i Shën Vlasit, Jerotheosi.

Pas përfundimit të saj, Kryepeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Jeronimos, do të mbajë një shërbesë për shpirtin e të ndjerit.  Trupi i ndjerë i Kryepeshkopit do të qëndrojë në Katedralen e Shenjtë të Athinës, ku do të vendoset për nderime publike deri në orët e mëngjesit të së hënës, kur do të sillet në Shqipëri.