Shënohet viktima e parë nga gripi në vend, humb jetën një person nga Gjirokastra
- 9 January, 2024
Situata epidemiologjike në vend ka nisur të rëndohet pasi qarkullon gripi, Covid 19 dhe shumë viroza.
Sipas Top Channel është shënuar edhe rasti i i parë i humbjes së jetës për shkak të gripit: Një i moshuar nga Gjirokastra ka ndërruar jetë.
70-vjeçari u paraqit u në spitalin e Gjirokastrës me simptoma të gripit, temperaturë, ngarkesë në mushkëri. Por, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe më pas u dërgua në Spitalin Infektiv në kryeqytet, ku mbërriti i intubuar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk mundi të mbijetojë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ