Shënohet viktima e parë nga gripi i shpendëve në SHBA

Është raportuar vdekja e parë në SHBA nga gripi i shpendëve. Një person në Luiziana i cili ishte shtruar në spital me simptoma të rënda të frymëmarrjes.

Zyrtarët shëndetësorë të Luizianës njoftuan vdekjen të hënën.Sipas Departamentit të Shëndetit të Luizianës personi ishte më i vjetër se 65 vjeç, kishte probleme themelore mjekësore dhe kishte qenë në kontakt me zogj të sëmurë dhe të ngordhur në një tufë të oborrit të shtëpisë. Ata thanë gjithashtu se një analizë gjenetike kishte sugjeruar se virusi i gripit të shpendëve kishte mutuar brenda pacientit, gjë që mund të kishte çuar në sëmundjen më të rëndë.

Ky person mbetet i vetmi rast njerëzor i H5N1 në Luiziana dhe është një nga 60 rastet e konfirmuara të virusit te njerëzit e raportuar në të gjithë vendin që nga dhjetori 2024, raportojnë mediat lokale.

Virusi mund të përhapet nga kafshët te njerëzit “nëpërmjet ajrit; lopët teshtijnë, dhe pulat gjithashtu kolliten dhe teshtijnë, duke krijuar grimca virusi në ajër”, tha Dr. Rebecca Christofferson nga Shkolla e Mjekësisë Veterinare e Universitetit Shtetëror të Luizianës për median lokale ËBRZ.