Shëndeti i Kryepeshkopit Anastas përkeqësohet! Mjekët në luftë për jetën e tij

Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, mbetet kritike. Që nga e marta e kaluar, ai ndodhet në intubim në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit “Evangelismos” në Athinë.

Mjekët po përpiqen me shumë kujdes të zgjojnë gradualisht Kryepeshkopin, por deri tani procesi nuk ka dhënë rezultate optimiste. Problemet e rënda me disa nga organet jetësore e kanë komplikuar më tej situatën.

Sipas burimeve, Kryepeshkopi vazhdon të jetë në vëzhgim intensiv, ndërsa mjekët dhe infermierët e përkushtuar po bëjnë përpjekje maksimale për ta stabilizuar.