Shembja e rrugës Korçë-Ersekë/ Firma vendos vetëm disa shirita, asnjë shenjë për nisjen e punimeve

KORÇË- Ende asnjë lëvizje për rrugën e shembur Korçë-Ersekë, aks që nisi punimet në vitin 2021.

Mësohet a se në rrugë janë vendosur shirita, ndërsa firma pritet që të ndërtojë pjesën e shembur, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Teksa kanë kaluar 5 ditë nga shembja e rrugës Korçë-Ersekë rruga është e bllokuar nga mjetet, pasi do të duhet tani një studim i ri, për të dalë në përfundime të sakta për atë që po ndodh këtu. Një pjesë e rrugës është krejtësisht e shembur dhe është bërë e rrezikshme, prandaj janë vendosur shirita në të dyja anët e rrugës, për të paralajmëruar rrezikun.

 

Në terren kanë dalë specialistë të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Është herët për të dalë në përfundime. Inertet që kanë përfunduar poshtë rrugës, janë hequr. Do të jetë vetë firma, që do të riparojë dëmet që janë shkaktuar. Mjetet qarkullojnë në rrugën e vjetër, pasi është më e sigurt për qytetarët. Pas shembjes së aksit, një avokat ka ngritur kallëzim për disa vepra penale. Rruga ka kushtuar 60 milionë euro