Shembet tenda gjatë tubimit politik në Meksikë, 5 të vdekur, 50 të plagosur


Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe pesëdhjetë të tjerë janë plagosur në qytetin verior të Meksikës, Nuevo Leon, pasi një skenë u shemb në një aktivitet të fushatës për partinë Lëvizja Qytetare, raportoi gazeta lokale Reforma.

Kandidati presidencial i partisë, Jorge Alvarez Magínez, tha në mediat sociale se një ere e fortë shkaktoi shembjen e skenës të mërkurën në ngjarjen në qytetin e San Pedro Garza Garcia, një enklavë e pasur pranë qendrës industriale të Monterrey-t.

Alvarez tha se ai ishte “mirë” pasi u dërgua në një spital lokal, por se anëtarët e ekipit të tij u plagosën dhe se ai po kthehej në vendin e ngjarjes.