Shembet me eksploziv ndërtesa e fundit në Theth, përmbyllet aksioni për lirimin e hapësirave publike
- 15 July, 2025
Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth ka përfunduar këtë të martë me prishjen e ndërtesës së fundit, e cila u shemb me eksploziv në mënyrë të kontrolluar.
Shpërthimi i komanduar u realizua me sukses dhe pa asnjë incident, duke shënuar përmbylljen e ndërhyrjes në një prej zonave më të frekuentuara turistike të veriut të vendit.
Shembja e kësaj ndërtese vjen si pjesë e aksionit të ndërmarrë nga autoritetet për lirimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e peizazhit natyror të Thethit, një nga atraksionet kryesore malore të Shqipërisë.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ