Shembet masivi shkëmbor, bllokohet Rruga e Arbrit


Rrëshqitja e gurëve në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit ka shkaktuar bllokimin e aksit nacional Tiranë-Peshkopi, e njohur si Rruga e Arbrit.

Sipas qytetarëve që cilët kanë mbetur me mjetet e tyre në dy anët e rrugës, është ndërprerë lëvizja e mjeteve për shkak të gurëve masive që kanë rënë në këtë aks rrugor.

Drejt vendit të bllokimit janë nisur fadromat për të kryer hapjen e këtij segmenti rrugor.