Shembet masiv guri në galeri në Martanesh, humb jetën 48-vjeçari nga Krasta
- 19 April, 2025
Një ngjarje tragjike është shënuar mesditën e sotme në një galeri minerare në zonën e Martaneshit, në Bulqizë, ku një 48-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e shembjes së një masivi gurësh.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 brenda galerisë së një subjekti minerar. Viktima është identifikuar si shtetasi A.C., banues në Krastë, i cili dyshohet se është zënë poshtë nga materialet e shembura teksa ndodhej në punë.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit ka mbërritur grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij incidenti të rëndë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ