Shefi i vëzhguesve të OSBE/ODIHR flet për patronazhimin: Intimidimi i zgjedhësve nga ata apo faktorë të tjerë duhet frenuar!
Shefi i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR-it, ambasadori Lamberto Zannier, ka folur sot në një konferencë për mediat lidhur me gjetjet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit.
Zannier u shpreh se problemi nuk është ekzistenca e rrjeteve të patronazhistëve, por mënyra se si ata operojnë dhe ndikimi që kanë te zgjedhësit, duke theksuar se çdo formë presioni duhet të frenohet për të garantuar votim të lirë.
Lamberto Zannier: Patronazhimi, problem nuk është ekzistenca e një rrjeti, puna është për çfarë përdoren apo si operojnë. Sepse ne na thonë njerëz që ka presione që juk duhet të ekzistojnë për shembull.
Nëse presionet vijnë nga patronazhistë apo faktorë të tjerë që mund të kenë të bëjnë me punësimin apo…këto sigurisht duhen frenuar. Për ne duhet të ketë garanci që zgjedhësi të zgjedhë lirisht pa u ndjerë në presion, pa u ndjerë në intimidim. Çfarë do lloj faktori që të ndikojë negatvisht në këtë proces është faktor që duhet adresuar.