Ish-shefi i kuzhinës së Donald Trump pritet të rikthehet në detyrë në Shtëpinë e Bardhë dhe tashmë ka treguar disa nga të vërtetat e ushqimeve të çuditshme që janë porositur dhe se çfarë pritet të gatuajë për presidentin.
Andre Rush thotë se ka nxitur Don (presidentin) të heqë dorë nga ushqimet e shpejt dhe Diet Coke duke shpjeguar se ai duhet të rikthehet në formë si fizikisht dhe mendërisht kur të marrë çelësat e zyrës, shkruan rrjeti britanik The Sun.
Ish-ushtaraku ‘Chef Rush’ është i njohur në ekranet e SHBA dhe tashmë ka miliona ndjekës në rrjetet sociale.
Ai nisi të punonte në Shtëpinë e Bardhë prej vitit 1997 – me administrata si Bill Clinton, George Ë. Bush, Barack Obama e Donald Trump.
Rush ka treguar në media detaje të jetës së tij si kuzhinier i ‘Don’.
Ai pohoi se megjithëse Trump është shfaqur shpesh në media me ushqime McDonald’s brenda Shtëpisë së Bardhë, presidenti nuk i porosiste shpesh.
Kuzhinieri muskuloz thotë: “Nuk mund të porosisësh ushqime të shpejta natën në Shtëpinë e Bardhë. Ne i bëjmë vetë hamburgerët. Gjithsesi do të duhej shumë kohë per ta, për të përgatitur një McDonald’s duke e ditur që do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë”.
Rush tregon me tej se Trump nuk ha kurrë të njëjtën gjë si bashkëshortja Melania: “Ata nuk i sheh kurrë të hanë të njëjtin ushqim, ndoshta sepse ajo është me dietë, ose ai mund të jetë i zënë me takime dhe nuk ka shumë kohë”.
Tashmë për mandatin e dytë Trump, Chef Rush pret që Trump të heqë dorë nga zakonet e vjetra edhe pse axhenda e ngjeshur e bën që nganjëherë të mos ketë kujdes ato që ha.
“Unë do t’i thoja atij që veçanërisht tani që është 78 vjeç, të ndalojë pak dhe të kujdeset për dietën, të marrë ushqime të shëndetshme”.
Chef Rush thekson se ushqimi i mirë luan rol të rëndësishëm në qartësinë mendore, sidomos në takimet me liderët botërorë.
“Kur ulesh në darkat shtetërore ose në darka personale, ajo që ti ha dikton sesi ti performon, prandaj unë tashmë i them, bëj kujdes me ushqimin që konsumon”, shkruan The Sun.