SHBA, të shtëna me armë në një shkolle në Wiscons, i mituri vret dy persona dhe më pas edhe veten

Një tjetër incident i përgjakshëm ndodhi sot në një shkollë amerikane, këtë herë në Madison, Wisconsin, ku policia u thirr për t’iu përgjigjur një të shtënash në shkollën e krishterë Aundant Life.

Sipas një kabllogrami më të ri të Reuters, ka pasur një sulm të armatosur me dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur, të cilët u dërguan në spital. Autori i mitur, i cili sipas Policisë ishte nxënës i shkollës, është vetëvrarë dhe trupi i tij i pajetë është gjetur brenda një salle shkolle.

Mediat lokale më herët raportuan për pesë të vdekur (përfshirë sulmuesin) dhe shtatë të plagosur, por policia mohoi shifrat.

Policia ka rrethuar menjëherë zonën duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Efektivët e policisë që kanë shkuar në vendngjarje nuk është dashur të përdorin armët, pasi tashmë sulmuesi i kishte dhënë fund jetës.

Shkolla strehon rreth 390 fëmijë – nga kopshti deri tek nxënësit e shkollave të mesme – dhe autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të incidentit.

Senatori Ron Johnson shprehu ngushëllimet e tij për viktimat e incidentit të përgjakshëm. “Ngushëllimet dhe lutjet e mia të sinqerta për të gjitha viktimat e tragjedisë në Shkollën e Krishterë Aundant Life. Do të vazhdoj të monitoroj nga afër situatën”, shkroi ai në Twitter.