Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në panelin “Zgjerimi i BE-së” në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku ka dhënë një mesazh të fortë për Bashkimin Europian.
Në fjalën e tij, Rama u shpreh se BE duhet të lëvizë më shpejt në procesin e zgjerimit dhe të vendosë qartë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.
“Kur e nisa këtë proces isha me flokë të zeza. Për këtë proces Netflix mund të bëjë dy seriale. BE-ja më ngjan me një spital me 27 pacientë, ishin 28, por njëri u çmend. Ndërsa SHBA-ja është një shfaqje me një sherif. Ajo cfarë po ndodh mendoj është një gjë jashtëmase e mirë, së paku sepse unë e shoh nga ajo pjesë e Evropës që nuk është BE, ne jemi E, pa B dhe i shohim gjërat pak ndryshe. Është një gjë shumë e mirë që ka ndodhur sesi Evropa duhet të shkundej në një mënyrë të tillë që të humbte gjumin për ca kohë dhe tani do të shohim ca do të ndodhë nga kjo”, tha Rama.