SHBA ngre akuza ndaj Hamasit për kryerjen e sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit në Izraelin jugor

Shtetet e Bashkuara kanë ngritur akuza ndaj liderëve të lartë të Hamasit për rolet e tyre në planifikimin, mbështetjen dhe kryerjen e sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit në Izraelin jugor.

Akuzat janë ngritur ndaj Yahya Sinwar, kreut të grupit militant, dhe të paktën pesë të tjerë ata për orkestrimin e sulmit të 7 tetorit, i cili vrau 1200 njerëz, duke përfshirë më shumë se 40 amerikanë.

Siç është theksuar në ankesën tonë, ata të pandehur — të armatosur me armë, me mbështetje politike dhe financim nga qeveria e Iranit dhe mbështetje nga (Hezbollahu) – kanë udhëhequr përpjekjet e Hamasit për të shkatërruar shtetin e Izraelit dhe për të vrarë civilë në mbështetje të kësaj, tha në një deklaratë Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland.

Në ankesë përmenden gjashtë të pandehur, tre prej të cilëve janë të vdekur. Të pandehurit e gjallë janë Sinwar, i cili besohet të jetë i fshehur në Gaza; Khaled Meshaal, i cili është i vendosur në Doha dhe kryeson zyrën e grupit për diasporën; dhe Ali Baraka, një zyrtar i lartë i Hamasit me bazë në Liban.

Pjesë e akuzave janë edhe liderët të cilët kanë humbur jetën ish-udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh për të cilin grupi thotë se u vra në korrik në Teheran; shefi i krahut ushtarak Mohammed Deif , të cilin Izraeli thotë se e vrau në një sulm ajror në korrik; dhe Marëan Issa , një zëvendës komandant ushtarak që Izraeli tha se e vrau në një sulm në mars.

Nga ana tjetër protesta janë zhvilluar edhe në natën e tretë në Tel Aviv. Dhjetra anëtarë të familjes dhe mbështetës të robërve izraelitë janë mbledhur jashtë selisë së partisë Likud të Netanyahut në Tel Aviv. Protestuesit mbanin një pankartë ku shkruhet: “Kabineti i vdekjes po vret pengjet. Njerëzit kërkojnë që ata të kthehen të gjallë.

EFEKT..

Nga ana tjetër  rivali politik i Netanyahut Benny Gantz ka kritikuar kryeminsitrin izraelit se Izraeli nuk ka nevojë të mbajë trupa në zonën kufitare jugore të Gazës për arsye sigurie dhe nuk duhet të përdoret si arsye për të parandaluar një marrëveshje për të rikthyer pengjet e mbetura nga Rripi i Gazës. Gantz, një ish-gjeneral dhe shef i shtabit i cili kishte qenë pjesë e kabinetit të luftës tha se Irani është aktualisht kërcënimi kryesor ekzistencial i Izraelit.

Në enklavën e shkatërruar një sulm ajror vrau dhjetra palestinezë në Kolegjin Namaa, ku njerëzit ishin strehuar, ndërsa dhjetëra të tjerë u varrosën nën rrënoja. Gjithashtu sulmi i fundit i ushtrisë izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor është tani në ditën e tij të tetë. Të paktën 33 palestinezë janë vrarë dhe 130 janë plagosur që nga e mërkura e kaluar, shumica  në Jenin.