SHBA lëshon 6 raketa balistike ndaj rebelëve ‘Houthi’! Hamasi pranon marrëveshjen për pengjet por kërkon përfundimin e konfliktit me Izraelin

Komanda Qendrore e SHBA konfirmoi lëshimin e 6 raketave balistike kundër anijeve të rebelëve Houthi nga pjesë të Jemenit drejt Detit të Kuq. Këto sulme të reja ishin njoftuar orë më parë nga zëdhënësi ushtarak i rebelëve Houthi, Yahya Sarea i cili në një deklaratë theksonte se agresionet e tyre në Detin e Kuq do të vijonin si përgjigjie ndaj shtypjes së popullit palestinez.

Përshkallëzimi i tensionit në Detin e Kuq përkon me praninë në rajon të Sekretarit i Shtetit Amerikan Antony Blinken, i cili vizitoi Arabinë Saudite të hënën dhe Kajron (Egjipt) të martën, si pjesë e turneut të tij të pestë në Lindjen e Mesme për të siguruar një armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës dhe për t’u përpjekur për të parandaluar zgjerimin e konfliktit në rajon.

Nga ana tjetër, Hamasi duket se është dakord për marrëveshjen e pengjeve me Izraelin. Por kanë bërë thirrje për një armëpushim total dhe fund të këtij agresioni. Në kuadër të këtij qëndrimi, Hamasi ka publikuar edhe një plan me 3 faza ku përfshihet, lirimi i të gjitha pengjeve, rindërtimi i spitaleve si dhe në fund tërheqja e forcave izraelite nga Gaza.