SHBA i kërkon Ballkanit të pranojë emigrantët e dëbuar, qeveritë e rajonit shqyrtojnë kërkesën

Administrata e presidentit Donald Trump ka shtuar presionin ndaj vendeve të Ballkanit për të pranuar emigrantët e dëbuar nga territori amerikan, si pjesë e një strategjie të re për menaxhimin e flukseve migratore në rritje.

Sipas agjencisë Bloomberg, Uashingtoni u ka dërguar qeverive të rajonit, përfshirë Serbinë, kërkesa zyrtare për të shqyrtuar mundësinë e krijimit të marrëveshjeve të posaçme, që do të mundësonin kthimin e shpejtë të emigrantëve pa dokumente në vende të treta.

Këto përpjekje kanë vazhduar me qëllim krijimin e marrëveshjeve të ndërsjella që do t’i mundësonin SHBA-së të largojë më shpejt emigrantët pa dokumente drejt vendeve të treta.