SHBA: Do angazhohemi në Komisionin e Posaçëm anti-korrupsion
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar lidhur me Komisionin e Posaçëm anti-Korrupsion që drejtohet nga Fatmir Xhafaj. Përmes një deklarate, SHBA shprehet se si partnerë të palëkundur të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, Ambasada e SHBA do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit.
Lidhur me Komisionin ka pasur aludime se ai është ngritur për të vendosur nën kontroll SPAK, një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë së re, që ka si mision luftën ndaj korrupsionit në nivele të larta dhe krimit të organizuar.